BASHKIA LEZHË INVESTON PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËVE NË NJËSINË ADMINISTRATIVE SHËNKOLL

Bashkia Lezhë nisi punën për rikonstruksionin e plotë të segmentit rrugor Tale 1-Alk; Tale 2- Grykë Lumi në Njësinë Administrative Shënkoll. Realizimi i këtij investimi bëhet me financim nga të ardhurat e bashkisë në masën 100 %. Projekti i rëndesishëm që po realizohet për zonën, ishte premtim i kryebashkiakut Fran Frrokaj dhe pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm.
Asfaltimi i këtyre rrugëve me vlerë rreth 53 milion lekë të reja, krahas ndikimit që ka në përmirësimin e jetesës së mijëra banorëve, impakt të veçantë ka në zhvillimin e turizmit në bregdetin e Tales.
Bashkia Lezhë krahas investimit në lagjet e qytetit po ndërhyn paralelisht në asfaltimin e rreth 15 rrugëve rurale.
Rr.Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe