Bashkia Lezhe

Ndarja Administrative Territoriale

Bashkia Lezhë pas Reformes Administrativo -Territoriale të vitit 2015 përbëhet ngaqyteti i Lezhës dhe 9 Njësi Administrative.

Qyteti: Lezhë

Njesitë Administrative janë:

1. Njësia Balldre ;

Fshatrat: Blinisht, Mali-Kakarriq, Qendër-Kakarriq, Gocaj, Balldren i Ri, Torovicë, Malecaj, Koljakaj.

2. Njësia Blinisht;

Fshatrat: Blinisht, Troshan, Fishtë, Krajen, Piraj, Baqel, Kodhel

3. Njësia Dajç ;

Fshatrat: Dajç, Gjadër, Gramsh, Mabë, Dragushë, Kotërr, Zojs

4. Njësia Kallmet ;

Fshatrat: Kallmet i Madh, Kallmet i Vogël, Rraboshte, Mërqi

5. Njësia Kolsh ,

Fshatrat: Kolsh, Gjash, Kaçinar, Patalej, Lalm, Lalm Lukaj, Velë, Manati, Grykë, Barbullojë e Re.

6. Njësia Shenkoll ,

Fshatrat: Shënkoll, Rrilë, Tale 1, Tale 2, Barbullojë, Grykë-Lumi, Gajush

7. Njësia Shengjin ,

Qyteti Shëngjin, Fshatrat: Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë, Mali Shëngjin, Mali i Rencit, Kodër Mulliri

8. Njësia Ungrej ,

Fshatrat: Ungrej, Kashnjet, Gjobardhaj, Kalivaç, Rras i Butë, Zinaj, Fregen, Kaluer, Sukaxhi.

9. Njësia Zejmen .

Fshatrat: Zejmen, Tresh, Pruell, Berzanë, Pllanë, Markatomaj, Spiten

Të drejtat dhe përgjegjësitë dhe Misioni i Bashkisë Neni 9 ligji nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”

1. Të drejtën dhe përgjegjësinë e vetëqeverisjes,

2. Të drejtën dhe përgjegjësinë e pronësisë,

3. Të drejtën dhe përgjegjësinë e mbledhjes së të ardhurave dhe bërjes së shpenzimeve,

4. Të drejtën dhe përgjegjësinë e kryerjes së veprimtarive ekonomike,

5. Të drejtën e bashkëpunimit,

6. Të drejtën e personit juridik,

7. Njësitë e vetëqeverisjes kanë vulën dhe simbolet e tyre,

9.Vendosin emërimet e territoreve, objekteve dhe institucioneve nën juridiksionin e tyre,

10. Japin tituj nderi dhe stimuj

Misioni i Bashkisë, Neni 3 ligji nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”

Vetëqeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë siguron qeverisjen e efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër qytetarëve nëpërmjet:

a) njohjes së ekzistencës së identiteteve dhe vlerave të ndryshme të bashkësive;

b) respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të sanksionuara në Kushtetutë ose në ligje të tjera;

c) zgjedhjes së llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe lehtësive të tjera publike vendore në dobi të bashkësisë;

ç) ushtrimit efektiv të funksioneve, kompetencave dhe realizimit të detyrave nga organet e vetëqeverisjes vendore;

d) realizimit të shërbimeve në forma të përshtatshme, bazuar në nevojat e anëtarëve të bashkësisë;

dh) nxitjes efektive të pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të bashkësisë në qeverisjen vendore;

e) realizimit të shërbimeve, në përputhje me standardet e kërkuara me ligj ose akte të tjera normative.

Funksionet e Bashkisë

Funksionet e bashkive në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, Neni 23, ligji nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”

Funksionet e bashkive në fushën e shërbimeve sociale, Neni 24, ligji nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”

Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese, Neni 25, ligji nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”

Funksionet e bashkive në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Neni 26, ligji nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”

Funksionet e bashkive në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit, Neni 27, ligji nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”

Funksionet e bashkive në fushën e zhvillimit ekonomik vendor, Neni 28, ligji nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”

Funksionet e bashkive në fushën e sigurisë publike, Neni 29, ligji nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”

Funksionet dhe kompetencat e deleguara, Neni 30, ligji nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”

Organi Ekzekutiv i Bashkisë

Organi Ekzekutiv i Bashkisë është Kryetari i Bashkisë.

Proçedurat e zgjedhjes:

Sipas nenit 40 të ligjit nr 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” përcaktohet:

1. Mandati i kryetarit të komunës ose bashkisë vërtetohet nga gjykata në juridiksionin e së cilës përfshihet komuna ose bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij.

2. Deklarimi i pavlefshmërisë së mandatit të kryetarit bëhet kur vërehet se nuk plotësohen kushtet sipas nenit 45 të Kushtetutës dhe nenit 10 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Sipas nenit 45 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë përcaktohet se:

1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë e të zgjidhet.

2. Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë sit ë paaftë mendërisht.

3. Të denuarit që janë duke vuajtur denimin me heqje të lirisë, kanë vetem të drejtën për të zgjedhur.

Sipas nenit 109 pika 3 e Kushtetutës:

Të drejtën e zgjedhjes në këshillat vendorë dhe si kryetar bashkie ose komune e kanë vetëm shtetasit që janë me banim të përhershëm në territorin e njësisë vendore përkatëse.

Neni 3 i Kodit Zgjedhor përcakton:

Çdo shtetas shqiptar, që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, pa dallim race, etnie, gjinie, gjuhe, bindjeje politike, besimi, aftësie fizike ose gjendjeje ekonomike ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë Kod.

Neni 122, pika 5 në Kodin Zgjedhor përcakton se:

Në rast të zgjedhjeve vendore, KZAZ-ja miraton me vendim Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve të bashkisë. Në rastet kur territori i bashkisë nuk mbulohet nga një KZAZ e vetme, çdo KZAZ miraton me vendim Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve për atë pjesë të territorit të bashkisë. Në çdo rast KZAZ-ja zbaton të njëjtat kritere dhe procedura të përshkruara në këtë nen. Vendimi ankimohet sipas procedurave të përcaktuara në Pjesën X të këtij Kodi.

Neni 124, pika 1 në Kodin Zgjedhor përcakton se:

Çdo parti politike, pjesëtare ose jo e një koalicioni, dhe kandidati i propozuar nga zgjedhësit kanë të drejtë të ankohen në KQZ kundër vendimeve të KZAZ-së, që cenojnë interesat e tyre të ligjshëm, brenda 3 ditëve nga data e shpalljes së vendimit.

Sipas ligjit nr. 139/2015 Për Vetëqeverisjen Vendore:

Neni 59, pika 1. Çdo bashki ka kryetarin e saj, të zgjedhur sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Neni 59, pika 2. Kryetari i bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë, me të drejtë rizgjedhjeje.

Neni 60, pika 1. Mandati i kryetarit të bashkisë vërtetohet nga gjykata e rrethit gjyqësor, (dhoma civile) në juridiksionin e së cilës përfshihet bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij.

Neni 60, pika 4. Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës.

Detyrat dhe kompetencat

Sipas nenit 64 të ligjit nr.139/2015 përcaktohen:

Kryetari i bashkisë ka këto kompetenca dhe detyra:

a) ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;

b) zbaton aktet e këshillit;

c) merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin bashkiak, në përputhje me rendin e ditës së përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë;

ç) raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të bashkisë dhe njësive administrative përbërëse të paktën çdo 6 muaj ose sa herë kërkohet nga këshilli;

d) raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e bashkisë;

dh) është anëtar i këshillit të qarkut;

e) emëron, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, zëvendëskryetarin/zëvendëskryetarët e bashkisë dhe i shkarkon ata;

ë) emëron, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, administratorët e njësive administrative/lagjeve dhe i shkarkon ata;

f) vendos për emërimin ose shkarkimin e anëtarëve të organeve drejtuese të shoqërive tregtare në pronësi të bashkisë, si dhe drejtuesit e ndërmarrjeve e të institucioneve në varësi;

g) emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë të strukturave dhe njësive në varësi të bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin për nëpunësin civil;

gj) ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik dhe është përfaqësuesi i saj në marrëdhëniet me të tretët;

h) merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive;

i) kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cenojnë interesa të bashkësisë. Në rastin e kthimit të vendimit të këshillit nga kryetari i bashkisë, këshilli mund të miratojë të njëjtin vendim vetëm me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve; j) miraton strukturën, organikën e kategoritë/klasat e pagave për çdo pozicion të shërbimit civil dhe rregulloret bazë të administratës së bashkisë dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

k) emëron dhe shkarkon nëpunësit vendorë për barazinë gjinore;

l) kujdeset për mbledhjen dhe përpunimin e statistikave vendore, të ndara sipas gjinisë, dhe siguron publikimin e tyre.

Të dhënat për arsimin, kualifikimet, paga e kryetarit dhe deklarimi i pasurisë

Orari i pritjes së qytetarëve:

Çdo ditë të enjte nga ora 9:00 deri në 13:00

Adresa postare/ elektronike

e-mail kryetari@lezha.gov.al, info@lezha.gov.al

Administrata e Bashkisë.

Struktura organizative dhe numri i punonjësve

Struktura: Vendim i Kryetarit te Bashkise nr. 471 date 09.10.2019.

Nr. i punonjësve: Vendim i Këshillit të Bashkisë nr. 29, datë 19.09.2019

Rregullorja e organizimit dhe funksionimit të administratës

Rregullore mbi organizimin, funksionimin, detyrat dhe kompetencat e Administratës së Bashkisë Lezhë dhe Njesive Administrative. Vendim nr. 209 datë 23.05.2018.

Struktura e pagave (Financa)

Orari i punës së bashkisë, njësive administrative dhe njësive të varësisë

Nga dita e hënë deri ditën e enjte orari zyrtar i punës fillon në orën 8:00 deri në 16: 30

Ditën e premte orari zyrtar i punës fillon në orën 8:00 deri në orën 14.

Detyrat e administratës dhe njësive administrative

Sipas nenit 66, të ligjit nr.139/2015 Për Vetëqeverisjen Vendore, Administrata e njësisë administrative kryen këto detyra:

a) është zyrë e shërbimit për të gjitha procedurat administrative në kompetencën e bashkisë;

b) mbikëqyr territorin për zbatimin e ligjit në të gjitha fushat në kompetencën e bashkisë dhe njofton strukturat kompetente të bashkisë në rast të konstatimit të veprimeve në kundërshtim me ligjin;

c) mbështet punën e strukturave kompetente të bashkisë;

ç) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë parqet, lulishtet dhe zonat e gjelbëruara;

d) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë tregjet publike;

dh) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë këndet e lojërave, terrenet sportive, bibliotekat, shtëpitë dhe klubet e rinisë;

e) përgatit dhe i propozon kryetarit të bashkisë planin për investimet nën juridiksionin e saj territorial, si dhe mbikëqyr, pas miratimit, zbatimin e tyre, sipas ligjit;

ë) propozon, sipas ligjit, emërtimin e rrugëve, shesheve, institucioneve dhe objekteve që janë nën juridiksionin e saj territorial;

f) mbështet, koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e kryetarëve e të kryesive të fshatrave;

g) i propozon kryetarit të bashkisë dhënien e titujve të nderit dhe stimujve për personat nën juridiksionin e saj territorial;

gj) propozon marrjen e nismave në dobi të komunitetit me mundësi të barabarta dhe përfitime nga të gjithë brenda juridiksionit të saj territorial;

h) kryen çdo funksion tjetër të deleguar nga kryetari i bashkisë.

Organizimi dhe funksionimi i njësive n ë varësi.

Drejtoritë dhe Njësitë (Sektoret ) pranë tyre dhe veprojnë bazuar në ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” dhe rregulloren e bashkise.

Institucionet vartese kane rregulloret e tyre te funksionimit.

Njoftime mbi vende të lira pune dhe procedura të rekrutimit.

Njoftimet për vende të lira bëhën për nëpunësit civile behen në bazë të ligjit nr. 152/2013 i ndryshuar me ligjin nr. 178/2014 nëpermjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe në faqen zyrtare dhe në stendat e Bashkisë.

Për arsimin parashkollor njoftimet bëhën konform Udhëzimit te Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nr. 13 datë 22.05.2019, nga fituesit në Portalin “Mësues për Shqipërinë.

Shërbimet dhe llojet e shërbimeve sipas ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”

Shërbimet në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, neni 23;

Në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, bashkitë janë përgjegjëse në territorin e juridiksionit të tyre për:

1. Prodhimin, trajtimin, transmetimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm.

2. Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.

3. Mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat e banuara.

4. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike vendore.

5. Ndriçimin e mjediseve publike.

6. Transportin publik vendor.

7. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike, si dhe garantimin e shërbimit publik të varrimit.

8. Shërbimin e dekorit publik.

9. Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike.

10. Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake.

11. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale.

12. Administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe çerdhe.

13. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor dhe zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit, si dhe administrimin e qendrave e të shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit publik, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

14. Planifikimin, administrimin, zhvillimin dhe kontrollin e territorit, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

Shërbimet në fushën e shërbimeve sociale, neni 24;

Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:

1. Krijimin dhe administrimin e shërbimeve sociale, në nivel vendor, për shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, gratë, gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara, viktima të trafikut, nëna apo prindër me shumë fëmijë, të moshuarit etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

2. Ndërtimin dhe administrimin e banesave për strehimin social, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

3. Ndërtimin dhe administrimin e qendrave për ofrimin e shërbimeve sociale vendore.

4. Krijimin, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mirëqenien sociale, të fondit social për financimin e shërbimeve, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

Shërbimet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve, neni 25;

1. Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave e të trashëgimisë kulturore me interes vendor, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.

2. Organizimin e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e identitetit kombëtar e lokal, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.

3. Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e bibliotekave e të ambienteve për lexim, me qëllim edukimin e përgjithshëm të qytetarëve. 4. Organizimin e aktiviteteve sportive, çlodhëse e argëtuese, zhvillimin dhe administrimin e institucioneve e të objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.

Shërbimet e bashkive në fushën e mbrojtjes së mjedisit, neni 26;

Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:

1. Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga ndotja.

2. Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen nga ndotja akustike.

3. Zhvillimin e aktiviteteve edukuese dhe promovuese, në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e mjedisit.

Shërbimet e bashkive në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit neni 27;

Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:

1. Administrimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të transferuar në pronësi të tyre, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

2. Administrimin dhe mbrojtjen e tokave bujqësore e të kategorive të tjera të resurseve, si toka të pafrytshme etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

3. Krijimin dhe administrimin e sistemit vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor e rural, sipas legjislacionit në fuqi.

4. Krijimin dhe administrimin e skemave vendore të granteve për bujqësinë e zhvillimin rural, të financuara nga buxheti lokal dhe/ose me bashkëfinancim nga të tretët, duke garantuar akses të balancuar gjinor.

5. Administrimin e fondit pyjor dhe kullosor publik, sipas legjislacionit në fuqi.

6. Mbrojtjen e natyrës e të biodiversitetit, sipas legjislacionit në fuqi.

Shërbimet e bashkive në fushën e zhvillimit ekonomik vendor, neni 28;

Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:

1. Hartimin e planeve strategjike të zhvillimit e të programeve për zhvillimin ekonomik vendor. 2. Ngritjen dhe funksionimin e tregjeve publike dhe të rrjetit të tregtisë.

3. Mbështetjen për zhvillimin e biznesit të vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si panaire e reklama në vende publike.

4. Organizimin e shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, si informacioni për bizneset, aktivitetet promovuese, vënia në dispozicion e aseteve publike etj.

5. Publikimin e broshurave informative, krijimin e portaleve me profil ekonomik etj.

6. Dhënien e granteve financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor.

Shërbimet e bashkive në fushën e sigurisë publike, neni 29;

Bashkitë janë përgjegjëse për garantimin e këtyre funksioneve:

1. Mbrojtjen civile, në nivel vendor, dhe administrimin e strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

2. Garantimin e shërbimit të zjarrfikësve, në nivel vendor, dhe administrimin e strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

3. Garantimin e mbarëvajtjes së marrëdhënieve në komunitet, parandalimin dhe ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet.

4. Parandalimin e kundërvajtjeve administrative, forcimin, inspektimin dhe monitorimin e zbatimit të rregulloreve e të akteve të njësive të vetëqeverisjes vendore brenda juridiksionit të tyre vendor dhe në përputhje me përcaktimet ligjore.

Shërbimet në fushën e funksioneve dhe kompetencave të deleguara, neni 30;

1. Funksionet dhe kompetencat e deleguara janë të detyrueshme ose jo të detyrueshme.

2. Funksione dhe kompetenca të detyrueshme janë ato të përcaktuara me ligj.

3. Institucionet qendrore, kur lejohet me ligj, autorizojnë bashkinë ose qarkun të kryejnë funksione të caktuara, duke përcaktuar, kur është e nevojshme, procedurat e kryerjes e të kontrollit për zbatimin e tyre.

4. Institucionet qendrore mund të autorizojnë bashkinë dhe/ose qarkun të ushtrojnë një kompetencë të vetme për një funksion të caktuar.

5. Bashkisë ose qarkut mund t’u delegohen funksione dhe kompetenca të tjera jo të detyrueshme, mbi bazën e një marrëveshjeje midis njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse dhe institucionit qendror përgjegjës me ligj për këtë funksion ose kompetencë.

6. Në çdo rast qeverisja qendrore u garanton njësive të vetëqeverisjes vendore mbështetjen e nevojshme financiare për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të deleguara.

7. Bashkia ose qarku, me nismën e tyre, mund të përdorin burimet e veta financiare për ushtrimin e funksioneve e të kompetencave të deleguara, me synim ngritjen në nivel më të lartë të shërbimit në interes të bashkësisë.

Shërbimet publike që ofron bashkia

Sipas nenit 33, ligji nr.139/2015 Për Vet ëqeverisjen Vendore, Instrumentet për administrimin e shërbimeve publike:

1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore sigurojnë dhënien e shërbimeve publike, nëpërmjet një ose më shumë instrumenteve të mëposhtme:

a) njësive organizative të veta, që janë pjesë e strukturës administrative të njësisë vendore;

b) ndërmarrjeve për shërbimet publike, sipas legjislacionit në fuqi;

c) kontraktimit të dhënies së shërbimeve me palë të treta;

ç) përdorimit të instrumenteve të përshtatshme të partneritetit publik dhe privat, sipas legjislacionit në fuqi;

d) krijimit të shoqërive tregtare në pronësi apo bashkëpronësi të njësisë vendore, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Në çdo rast, pavarësisht nga instrumenti i përzgjedhur, njësia vendore do të jetë përgjegjëse për:

a) hartimin dhe vendosjen e një sistemi administrimi të performancës së shërbimit, bazuar mbi standarde vendore dhe/ose standarde minimale kombëtare;

b) hartimin dhe vendosjen e një sistemi treguesish, përfshirë edhe aspektin gjinor për matjen e performancës;

c) krijimin e një njësie të posaçme në strukturën e njësisë së vetëqeverisjes vendore, e cila do të jetë përgjegjëse për prezantimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e performancës e të shërbimit, përfshirë edhe aspektin gjinor.

3. Njësia e vetëqeverisjes vendore mund të ofrojë mbështetje financiare për ndërmarrjet bashkiake për shërbimet publike dhe/ose për shoqëritë tregtare me kapital të njësisë së vetëqeverisjes vendore, fusha e veprimit të së cilës lidhet me dhënien e një shërbimi publik që është përgjegjësi e kësaj njësie.

Trajtimi i ankesave

E drejta e ankesës dhe vërejtjes në lidhje me shërbimet.

1. Procedura për të bërë ankesa apo vërejtje në lidhje me shërbimet, bëhët nëpërmjet Zyrës me Një Ndalesë ose ne faqen zyrtare te Bashkisë.

2. Adresa postare / elektronike për depozitimin e ankesave apo vërejtjeve eshte bashkia lezhe.gov.al. dhe ne Zyren me nje Ndalesë ndodhet kutia e depozitimit te ankesave .

Kordinatori për informimin publik

Petrit Marku, Drejtor në drejtorinë e Programim Zhvillimit.

Adresa postare/ elektronike : info@lezha.gov.al ; petritmarku@hotmail.com

Orari i punës E hënë- E enjte: 8:00-16:30

E premte : 8:00-14:00

Strukturat komunitare në fshatra dhe qytet (Neni 68 – 71Vetëqeverisja)

( Funksion i Këshillit të Bashkisë).

Të dhënat për strukturat komunitare në fshat.......

Të dhënat për strukturat komunitare në qytet.....

Detyrat dhe kompetencat e strukturave komunitare......

Rregullore për organizimin dhe funksionimin e këshillave komunitare......

 

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe