Drejtoria Juridike dhe e Prokurimeve Publike
MISIONI:
-
Sigurimin e zbatimit të ligjshmërisë në praktikën e vendimmarrjes së Këshillit të Bashkisë, aktet administrative të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë dhe në të gjithë veprimtarinë administrative të bashkisë, dhënjen e ndihmës juridike të gjitha drejtorive dhe sektorëve që janë në juridiksionin e Bashkisë Lezhë.
-
Trajtimin dhe zgjidhjen brenda kuadrit të kompetencave, kërkesat dhe ankesat e qytetarëve që i drejtohen për zgjidhje Drejtorisë Juridike. Kur për zgjidhjen e kërkesave nevojiten të dhëna nga zyrat e tjera të Bashkisë do realizohet bashkëpunimi në trajtimin e problemit.
-
Organizimin dhe menaxhimin e punës për realizimin e prokurimeve publike në bashkëpunim me strukturat përkatëse të Bashkisë.
-
Përfaqëson institucionin ose strukturat e bashkisë në proceset gjyqësore të të gjitha niveleve, ku ato janë apo bëhen palë, me autorizim të Kryetarit të Bashkisë apo të Këshillit Bashkiak.
-
Relaton pranë Kryetarit të Bashkisë Lezhë në çdo kohë mbi ecurinë e punës së drejtorisë problemet e ndryshme, mënyrën e zgjidhjes së tyre, proçedurat e prokurimit dhe problemet e hasura gjatë zbatimit të tyre.
Informacion për proçedurat e prokurimit apo proçedurat konkuruese të konçesionit /partneritetit publik privat, përkatësisht sipas
parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006,“Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për konçesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik.
Kliko këtu për legjislacionin e plotë në lidhje me prokurimin publik
Regjistri i realizimit të prokurimeve publike për vitin 2014
Regjistri i parashikimeve të prokurimeve publike për vitin 2015
Regjistri i realizimit të prokurimeve publike për vitin 2015
Regjistri i parashikimeve të prokurimeve publike për vitin 2016
Regjistri i realizimit të prokurimeve publike për vitin 2016
Regjistri i realizimeve të prokurimit publik - Viti 2019
Regjistri i parashikimit te prokurimeve 2019 - Shpenzimet
Rregjistri i parashikimit te prokurimeve 2019 - Investimet