Historiani turk cilëson Skënderbeun terrorist, Frrokaj: Papërgjegjshmëri

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ka reaguar pas deklaratave të historianit turk, i cili deklaroi se Skënderbeu nuk ka bërë luftë, por plaçkitje.Gjatë një deklarate për mediat Kryeqytetari i Lezhës Frrokaj ka dënuar aktin e historianit turk, duke deklaruar se duhet të distancohemi nga ngjarje të tilla. Sipas tij këto qëndrime janë dashakeqëse, pasi çdo popull ka heronjtë e vet që duhet respektuar, pavarësisht përkatësive fetare. "Janë dashakeqëse dhe  nuk kanë asnjë benefit  në qëllimet e tilla.  Ne nuk i cenojmë heronjtë e tyre, çdo popull ka heronjtë e tij  ne pretendojmë që njihemi mirë me heroin tonë kombëtar, larg pikëpamjeve  fetare  është një hero që ka bërë emër  me historinë e tij  dhe me kontributin  dhe personalisht e dënoj  si akt", shprehet Frrokaj. Në të njëjtën linjë për ngjarjen ka qenë edhe Myftinia e Lezhës. Imami i xhamisë së qytetit Mois Shehu tha se komuniteti mysliman distancohet nga akte të tillë, duke deklaruar se është e pafalshme që të fyhet një hero kombëtar siç është Skënderbeu.  "Distancohemi nga ky akt  dhe duhet ti lemë historianët  të flasin dhe më shumë  se ka folur historia për heroin tonë që është heroi i vetëm kombëtar  ne s'kemi se çfarë shtojmë. e dënojmë si akt  që të fyet një hero kombëtar  i një populli siç jemi ne",shprehet Shehu. Nëpërmjet një video të publikuar një ditë më parë në rrjetet sociale historiani turk e konsideroi heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeun një terrorist dhe tradhtar. Të shumtë ishin qytetaret të cilët u irrituan dhe reaguan ndaj këtij akti të historianit Turk, i cili ka vizituar këtë vend historik në maj të këtij viti.
Rrok Lelçaj
 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe