Historiku i çerdhes LEZHË
Çerdhja e fëmijëve, Lezhë është ndërtuar rreth viteve 1965 dhe ndodhet në qëndër të qytetit. Për shumë vite ka funksionuar për femijët e moshës 0-4 vjec, me një kapacitet prej 100 fëmijësh. Pas disa vitesh me shtimin e popullsisë u shtua dhe një çerdhe tjetër, dhe të dyja sëbashku kishin një kapacitet prej 200 fëmijësh. Çerdhet janë administruar nga një staf i kualifikuar, drejtoresha me profesion infermjere mami, po ashtu edhe edukatoret kanë mbaruar infermjeri, kuzhinierja e kualifikuar për tu shërbyer sa më mirë fëmijëve.
Çerdhja e cila u shtua tani funksionon si Q.SH. P, ndërsa sot funksionon një çerdhe e cila është e kufizuar me moshën e tretë.
Janë bërë shumë ndryshime pasi ne vitin 1997, si shumë objekte të tjera kjo çerdhe u dogj dhe u shkatërrua. Bashkia me mundësite financiare që kishte e hapi përsëri dhe filloi puna. Në shtator të vitit 2002 u bë një përmbytje e madhe në qytetin e Lezhës, ku përmbytet edhe çerdhja. Në këtë rast në çerdhe u bë një rikonstruksion i pjesshëm nga bashkia dhe nga një shoqatë zviceriane të cilat kontribuan për rikonstruksion:
- Hidroizolim i terracës
- U riparuan dy parketat e grupit të parë dhe të dytë
- Dritare dhe dyer me dural

Në vitin 2008 u bë një rikonstruksion i përgjithshëm duke filluar nga rrjeti elektrike i cili ishtë në gjëndje shumë të keqe, u bënë punimet hidraulike dhe me parketa laminante, rregullimi i banjove të cilat janë të gjitha të veshura me pllaka e të kompletuara me dushe e lavamane shumë të mirë, pllaka cilësore në të gjithë sipërfaqen. Kuzhina e cila është me një sipërfaqe të madhe katrore të cilës i është bërë një rikonstruksion me projekt modern, me sobë dhe banak të mirë mermeri, u be rrethimi i çerdhes që ishte i domosdoshëm dhe u vendosën pemë rreth oborrit. Çerdhja sot ka një kapacitet pritës prej 100 fëmijësh. Rikonstruksioni u bë nga kryetari i bashkisë z. Viktor Tushaj në bashkëpunim me komunën Campobasso Itali. Rikonstruksioni u inagurua me 1 Korrik të vitit 2008, në të cilin morën pjesë shumë përfaqësues të institucioneve në qytetin e Lezhës. Sot çerdhja jonë është një nga çerdhet më të mira në Shqipëri të cilën e kanë vlerësuar dhe trajnues të UNICEF që kanë ardhur për trajnimin e personelit të çerdhes në vitin 2010.