Inspektoriati Ndertimor Urbanistik
Prane Bashkise Lezhe funksionon Inspektoriati Ndertimor Urbanistik, i cili nepermjet kryeinspektorit dhe inspektoreve, ushtron pergjegjesite e kontrollit dhe te zbatimit te ligjshmerise e te standarteve teknike ne fushen e ndertimit dhe urbanistike dhe ato te parashikuara me ligje te tjera, ne territorin brenda juridiksionit administrativ te Bashkise Lezhe.
Struktura e Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik te bashkise eshte miratura me vendim te Keshillit te Bashkise Lezhe, me propozimin e Kryetarit te Bashkise, Z.Viktor Tushaj. Inspektoriati Ndertimor Urbanistik drejtohet nga kryeinspektori, i cili emerohet nga Kryetari i Bashkise. Per permbushjen e detyrave te percaktuara me ligj, Inspektoriati Ndertimor Urbanistik i mbeshtetet nga Policia Bashkiake.
Inspektoriati Ndertimor Urbanistik bazohet ne ligjin
nr. 9780, date 16.07.2007 per " Inspektimin e Ndertimit ", ligjin nr10119, date 23.04.2009 per "Planifikimin e territorit" dhe Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.862 date 5.12.2007
Detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik
- Inspektimi dhe kontrolli i subjekteve ndërtues;
- Verifikimi dhe kontrolli i cdo procedure (kërkesë, ankes si dhe konstatimet në terren) të ndjekur nga ana e inspektorëve duke respektuar të gjitha afatet e parashikuar me ligj;
- Shkëmbimi i informacioneve dhe ndjekja e praktikave të përbashkta me I.N.U.K.;
- Prioriritet kanë projektet e miratuara në Urbanistikë si p.sh.për sistemimin e blloqeve të banimit, zgjerimi i infrastrukturës rrugore, etj.
- Bashkëpunimi me njësitë bashkiake apo komunare;
- Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve me të gjithë Drejtorite e Inspektoriatet brenda Bashkisë dhe Policinë Bashkiake.
- Mbajtja e kontakte të vazhdueshme me Z.V.R.P.P, me Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI, Arkivën vendore për verifikim dhe konfirmim dokumentesh;
Insoektoriate Ndertimor Kontrollon:
Ndertimet me dhe pa leje( keto objekte përcaktohen në ligjin "Per disiplinimin e punimeve te ndertimit" dhe "Per Urbanistiken" perfshire: - rikonstruksione, zgjerime, ndryshime destinacioni).
Për objekte pa leje:
Urdhëron menjëherë pezullimin e ndërtimit dhe ndjek të gjithë hapat e percaktuara me ligj.
Për objektet me leje:
- Verifikon dokumentacionin tekniko-ligjor dhe zbatimin e kondicioneve të sheshit dhe lejes së ndërtimit të objektit në ndërtim;
- Ndryshimet në vendosje;
- Ndryshimet në permasa dhe volum;
- Ndryshimet në arkitekturë;
- Mungesa ne dokumentacion;
- Kontrollon kantierin e ndërtimit, sigurimin teknik etj.
Evidentimi dhe Vendimi per objektet e paligjshme:
1. Proçes-verbal i konstatimit i cili mbahet gjate punes ne terren te inspektoreve.
Pas kontrollit te objektit mbahet proçes-verbali ku pasqyrohen gjendja aktuale, mangesite dhe detyrat per subjektin ndertues.
2. Vendimi per Pezullimin e punimeve, merret ne rastin kur eshte i nevojshem nje afat kohor paraprak per marrjen e vendimit per permbushjen e detyrimeve ligjore ne fushen e ndertimit dhe te urbanistikes si dhe per marrjen e vendimit per prishjen e objektit te paligjshem.
3. Vendimi i Denimit me Gjobe, merret ne perputhje me legjislacionin ne fuqi ne fushen e ndertimit, sipas llojit te shkeljeve ne fushen e ndertimit.
4. Vendimi per prishjen e Ndertimit te kundraligjshem, merret ne perputhje me legjislacionin ne fuqi ne fushen e ndertimit, nuk plotesohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe kur ka parregullsi ne zbatimin e punimeve ne objekt.