Kriteret per marrjen e lejes se shfrytezimit
Leja e shfrytezimit te objektit jepet kur plotesohen kerkesat e ligjit Nr. 8402 date 10.09.1998 "Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit " si dhe ligjit Nr. 9200 date 26.02.2004 " Mbi disa shtesa e ndryshime ne ligjin Nr. 8402".
Po japim disa nga kerkesat e ligjit Nr. 8402 :
Neni 11
Me perfundimin e punimeve te ndertimit, brenda 30 diteve, zbatuesi I punimeve depoziton ne seksionin e urbanistikes ne rreth ( bashki, qark, komune etj ) nje relacion se bashku me dokumentacionin perkates ne dy kopje per plotesimin e detyrimeve qe rrjedhin nga neni 9, si dhe :
- certifikaten e materialeve te perdorura, leshuar nga laboratoret e percaktuar ne nenin 14 te ketij ligji
- certifikaten per ndertimet e paranderura
- perfundimet e provave te ngarkeses, duke bashkelidhur aktet e mbajtura per kete qellim
- dokumentet qe vertetojne se objekti eshte zbatuar ne perputhje me projekt zbatimin, pa shmangje ne drjetimet funksionale dhe statike.
Neni 12
Te gjitha objektet e perkufizuara ne nenin 3 duhet ti nenshtrohen kolaudimit tekniko ekonomik, i cili ka per qellim te verifikoje se :
- objekti eshte realizuar ne kushtet teknike
- objekti eshte realizuar ne perputhje me kontraten dhe anekset e saj
- cmimet e aplikuara jane sipas percaktimeve te kontrates
Ne kete akt verifikohen edhe kerkesat e zbatuesit te paraqitura gjate zbatimit te punimeve. Kolaudatori eshte person i licensuar i miratuar nga Ministria e sektorit, Kolaudatori percaktohet nga investitori. Akti i kolaudimit te punimeve dorezohet ne seksionin e urbanistikes brenda 30 diteve nga perfundimi i objektit.
Neni 13.
Dhenia e lejes se shfrytezimit behet nga seksioni i urbanistikes, pas depozitimit te akt kolaudimit.
Me kerkesen e zoteruesit te sheshit te ndertimit, seksioni i urbanistikes i dergon zyrtarisht ZRRPP ne juridiksionin e se ciles ndodhet objekti, konfirmimin zyrtar te perfundimit te punimeve te objektit ne perputhje me ligjin, projektin dhe kushtet urbanistike te miratuara per sheshin e ndertimit. Ketij dokumenti i bashkelidhen kopjet e akteve vijuese:
- Leja per sheshin e ndertimit,
- Leja e ndertimit,
- Proces verbali i kolaudimit te objektit (akt kolaudimi).
- Leja e shfrytezimit te objektit,
- Plani i vendosjes se objektit.
Dokumente te tjera qe percaktojne dhe individualizojne objektin e ndertuar. Me paraqitjen e ketij dokumentacioni, zyra e rregjistrimit te pasurive te paluajteshme, ne perputhje me dispozitat ligjore, kryen veprimet perkatese te rregjistrimit te objektit dhe leshon certifikaten e pronesise ne emer te te interesuarit.
Neni 15 (Ekstrakt)
Shkelja e neneve 5,6,7,9,10,11 te ketij ligji perbejne kundervajtje administrative dhe denohen me gjobe ne masen 50.000 deri 200.000 leke. Gjoba vendoset nga Kryeinspektori i Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik.