Lajme

  • 74-milion lek për rikonstruksionin e Shkollës së Mesme të Bashkuar Balldre
    15.02.2019
    Përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit Bashkia Lezhë ka ndërhyrë në rikonstruksionin e plotë të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Karl Gerga” Balldre, e cila prej vitesh ndodhej në një gjëndje tejet të amortizuar.
  • Shoqata e Bashkive takim në Bashkinë Lezhë me partnerë të projektit MD
    11.02.2019
    Shoqata e Bashkive zhvilloi takim në Bashkinë Lezhë me partnerë të Projektit MD.net, i financuar nën thirrjen Interreg MED, ku ishin të pranishëm partnerë lokal dhe 12 partnerë të tjerë nga 9 vende të ndryshme të Europës.
  • Promovohet libri “Mirdita për Kol Mirditën”
    11.02.2019
    Është promovuar libri: ‘Mirdita për Kolë Mirditën’ të gazetarit Gjergj Marku. Një botim ky kushtuar dëshmorit Kolë Mirdita, me rrënjë nga Mirdita, i cili në moshën 22-vjeçare dha jetën në fushën e betejes duke u bërë shkëndi drite për lirinë e Kosovës.
  • Njoftim për shtyp
    01.02.2019
    Bashkia Lezhë dënon ngjarjen e ndodhur rreth mesnatës së shkuar ku është qëlluar me armë zjarri disa herë nga jashtë në një distatancë të papërcaktuar, godina e Njësisë Administrative Blinisht.
  • Pas 110 vitesh nga Enti Botues “Gjergj Fishta”, ribotohet Fjalori i Gjuhës Shqipe të  Shoqërisë ‘Bashkimi’
    01.02.2019
    Në kuadrin e botimeve albanologjike dhe të letersisë së traditës, Entit Botues “Gjergj Fishta” Lezhë riboton për here te pare pas 110 vitesh Fjalorin e Gjuhës Shqipe të Shoqërisë “Bashkimi”.
  • Takim i Komitetit Drejtues të Shoqatës së Bashkive
    01.02.2019
    Nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj, Shoqata e Bashkive organizoi sot takimin e Komitetit Drejtues ku u diskutua për çështje me interes të pushtetit vendor si dhe për veprimtarinë e shoqatës.
  • Vendosja e Prioriteteve, Thirrja 2 Reload !
    31.01.2019
    Në kuader të konsultimit mbi perzgjedhjen e prioriteteve për thirrjen e dytë që do të hapet nga Bashkia Lezhe dhe UNDP, është zhvilluar takimi ditën e Premte, datë 25.01.2019 në ambientet e Bibliotekës “Gjergj Fishta” me organizatat e shoqerisë civile që operojnë brenda dhe jashtë territorit të Bashkisë Lezhë.
  • Këshilli i Bashkisë Lezhë miraton buxhetin për vitin 2019
    29.01.2019
    Pa votat e këshilltarëve të PS, Këshilli Bashkiak Lezhë ka miratuar buxhetin e vitit 2019, buxhet i cili është 1 mld e 800 mln lekë. Në mbledhje pati një serë diskutimesh, ndërsa Bashkia Lezhë bëri me dije se nuk ka asnjë rritje të taksave apo tarifave vendore por reduktim të çdo takse dhe tarife në masën 15-25%, ndërsa taksa e banesës sipas VKM do të paguhet në faturën e ujit të pijshëm.
  • Ndue Dedaj  promovon librin "Skenderbeu Bashkëkohës"
    21.01.2019
    Mjeshtër i publicistikës, reportazhit dhe i fjalës poetike, studiuesi Ndue Dedaj promovoi në Lezhë botimin e tij të radhës "Skënderbeu Bashkëkohës"- një rrugëtim i brishtë ky i shqiptarit të sotëm në truallin që ka shkelur, si një përpjekje personale për ta njohur më mirë historinë e tij në dheun që e lindi.
  •   Përkujtohet në Lezhë 551-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut
    17.01.2019
    Është përkujtuar në Lezhë 551- vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit -Skendërbeut. Me këtë rast në memorialin që ruan vendvarrimin e heroit, drejtues të pushtetit vendor dhe institucioneve, përfaqësues të partive politike e besimeve fetare, nxënës shkollash, qytetarë të Lezhës, bënë homazhe e vendosën kurora e tufa me lule.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe