Leje Aktiviteti
A.Çertifikata e transportit mall dhe udhetaresh:
- Taksa e qarkullimit të mjetit
- Leja e qarkullimit
- Siguracioni i makinës
- Kontrolli teknik i mjetit
Të gjitha këto dokumente duhen të fotokopjuara.
B. Dhënia e autorizim për transport udhetaresh, jashte linje
- Kërkesë me shkrim në Sekretarinë e Bashkisë
C. Leje për shërbimin me orare të zgjatur apo 24 orësh. - Tatim Taksat
- Kërkesë me shkrim në sekretarinë e Bashkisë
D. Autorizim për shitje karburanti - Tatim Taksat
- Vendim gjykate apo Ekstrakt nga QKR
- Vërtetimi i pronësisë ose kontrata e qerasë për depozitat që ka subjekti
- Projekti teknologjik i depove ose linjave , i miratuar nga organet e qeverisjes vendore të mjedisit dhe të zjarrit.
- Akt kontrolli dhe leja e shfrytësimit të miratuar nga Drejtoria e Urbanistikës.
- Vërtetimi për kontrollin e objektit për respektimin e kushteve teknike ( lëshuar nga Inspektariati Shtetëror i Kontrollit të naftës, gazit dhe nënproduktet e tyre.
- Çertifikata e matjes së vëllimit të depozitave e lëshuar nga organet e kalibrimit dhe metrologjisë.
- Vërtetimi i pronësisë ose kontrata e marrjes në përdorim e mjeteve të transportit.