Mikpritja dhe Kultura

mikpritja
Lezha për nga pozicioni gjeografik, kultura qytetare, mikpritja lezhjane njihet si qyteti më i qetë në të gjithë vendin. Tradicionalisht, qytetarët e Lezhës  shkojnë në familjet e njëri-tjetrit dhe bisedojnë për hallet e tyre. Janë bujarë dhe të lidhur me njerëzit e afërt që i rrethojnë. Sigurisht që nënat tona janë më të dashura dhe më të ndjeshme ndaj çdo fenomeni që ndodh përreth. Edhe pse interesohen deri në detaje për problemet e fqinjëve, natyrisht që kjo është një vlerë madhore. Shqetësohen dhe u vjen keq edhe për një që nuk e njohin, kur ai ka nevojë për ndihmë. Hapin shtëpinë për komshinë në raste ceremonish gëzimi dhe hidhërimi. Qerasin me kafe, pije apo vakte ushqime miqtë që vizitojnë Lezhën. Në asnjë rast nuk lejojnë që në qytetin e tyre të paguaj miku i ftuar prej tyre në lokal.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe