NË PLAZHIN E RANËS SË HEDHUN ORGANIZOHET “UNUM” FESTIVAL SI DHE ÇELET SEZONI I RI TURISTIK

Hapja e sezonit të ri turistik nga Bashkia Lezhë, këtu në mjediset e plazhit të Ranës së Hedhun organizohet njëherësh me përgatitjet që po bëhen për startimin e një eventi të rëndësishëm kulturor europian. Në këtë festival do marrin pjesë mbi 70 DJ me famë botërore dhe parshikohet të ndiqet nga 7-10 mijë pjesëmarrës, kryesisht të rinj, të ardhur nga vende të ndryshme të botës.
Ky festival i muzikës elektronike zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, ku organizatorët e tij kanë zgjedhur Bashkinë Lezhë dhe pikërisht plazhin relaksues e unikal të Ranës së Hedhun në Shëngjin. Për të siguruar suksesin e këtij festivali Bashkia Lezhë po punon prej muajsh duke bashkëpunuar ngushtësisht me bizneset e zonës dhe organizatorët. Thuajse gjithçka është bërë gati. Punonjësit e fonisë janë në përfundim të instalimit të pajisjeve në skenat e ngritura për këtë qëllim. Për të parë nga afër punën që po bëhet, i shoqëruar nga drejtori gjeneral i festivalit Mousa Ceesay (Musa Cezai), ka vizituar këto mjedise edhe kreu i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj. 
Në prononcim për mediat, Frrokaj u shpreh se ky është një fillim i mbarë i sezonit turistik dhe organizimi i këtij festivali është një promovim i shkëlqyer ku pjesëmarrësit do të jenë ambasadorët e transmetimit të vlerave të vërteta që ruan Lezha turistike.
Drejtori gjeneral i festivalit Musa Cezai, u shpreh se kemi ardhur këtu për të punuar e për të realizuar sa më mirë këtë eveniment të rëndësishëm kulturor ku kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Bashkine Lezhe. Duke zhvilluar këtë festival, përmes muzikës do të promovojmë turizmin, kulturën dhe traditën shqiptare të Shqipërisë dhe të Lezhës në veçanti. Drejtori Gjeneral Musa, premtoi se ky festival do të jetë i përvitshëm në Bashkinë Lezhë dhe pikërisht këtu në mjediset e rralla të plazhit të Ranës së Hedhun. Gjithçka është bërë gati dhe po funksionon sipas parashikimeve të organizatorëve dhe pritshmërive të afro 10 mijë pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës, që do ndjekin për katër ditë me radhë këtë festival.
Përgatiti Rrok Lelçaj, Rana e Hedhun, 30.05.2019

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe