Në Ditën Ndërkombëtare të Moshuarve

Në ditën ndërkombëtare dedikuar të moshuarve, në Qendrën e Moshës së Tretë në Lezhë u organizua një ditë ndryshe. 
Vëmendja e veçantë e bashkisë ndaj kësaj grupmoshe, ka bërë të mundur që prej gati dy viteve, qendra të sistemohet në ambiente të reja dhe mjaft të përshtatshme.
Bashkia bashkë me Kryqin e Kuq Shqiptar Dega Lezhë, po bëjnë të mundur që shërbimi në Qendrën e Moshës së Tretë të jetë çdo ditë e më mirë. Ishte e pranishme dhe zevëndëskryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku, e cila në emër te kryetarit Fran Frrokaj, përshëndeti të moshaurit dhe i garantoi ata se Bashkia do të jetë shumë e vemëndshme në zgjidhjen e problemeve të tyre dhe plotësimine kushteve të trajtimit në këto mjedise të reja dhe mjaft të përshtatshme për këto mosha.

Vemendja dhe respekti për moshën e tretë janë tregues i dashurisë për familjen.

Rr.Lelçaj

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe