Në njëren nga dy Qendrat Komuniatre Multifunksionale të Bashkisë Lezhë në 6 muaj janë trajtuar 300 individë me probleme sociale

Në njëren nga dy Qendrat Komunitare të Bashkisë Lezhë, në 6 muaj nga koha e vënies në funksionim të saj, janë trajtuar 300 individë me probleme sociale. Këtë fakt e bëri të ditur zevëndëskryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku në një takim me përfaqësues të institucioneve e organizatave të sherbimeve sociale që operojnë në Lezhë. Marku argumentoi dhe bashkëpunimin e frutshëm mes këtyre qendrave komunitare dhe sherbimit social pranë Bashkisë Lezhë, një praktikë pune mjaft efikase  për personat në nevojë. Ndërkohë, znj. Marku u ndal edhe tek procedurat e përfitimit të ndihmës ekonomike, duke theksuar se përkrahja financiare do të ketë si destinacion familjet që janë vërtetë me probleme ekonomike.
Prej 6 muajsh të dy këto qendra komunitare multifunksionale janë vënë në funksion të shtresave në nevojë, të cilat kanë si qëllim mbrojtjen e fëmijëve, fuqizimin e familjes si dhe shërbimet edukative, praktika këto që, si në Lezhë, po implementohen me sukses edhe në disa bashki të tjera të vendit.
Rr.Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe