Policia Bashkiake
Është organ ekzekutiv i përfshirë në strukturën e aparatit të Bashkisë dhe në varësi direkte të Kryetarit. Vepron si seksion më vete dhe drejtohet nga inspektori i policisë. Shërbimi i Policisë Bashkiake si strukture organizative, ekzekutive pranë Bashkisë, punën e saj e kryen në bazë të ligjit 8224 dt.15.07.1997, Ligji 8335 dt.23.04.1998 Ligji 8652 dt. 31.07.2000 si edhe në rregulloren tip të MB. Policia Bashkiake nuk është pjesë përbërëse e forcave të armatosura por gëzon mbrojtje ligjore njëlloj me punonjësit e policisë së Rendit.
- Punon për sigurimin e zbatimit efektiv të akteve të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë si edhe nga Këshilli Bashkiak të cilat kanë të bëjnë me sigurimin e rendit dhe të qetësisë si edhe mbarëvajtjen e punëve publike.
- Siguron zbatimin e urdhërave të nxjerra nga Kryetari që kanë të bëjnë me persona juridike e fizikë të cilët nuk plotësojnë detyrimet ligjore, fiskale apo çdo detyrim tjetër pasuror.
- Të marrë masat e duhura duke b/punuar dhe me seksionin e shërbimeve publike, seksionin veterinar për të garantuar mbrojtjen e ambientit nga ndotjet;
- Të informojë Kryetarin e Bashkisë për rastet e epidemive;
- Të konstatoje e të shmangë ndërtimet pa leje, zënien e trojeve në mënyrë të paligjshme, të ndërtesave e subjekteve publike të Bashkisë;
- Të marrë masa për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike duke shmangur zëniet, zhurmat, përdorimin e altoparlanteve, borive, si edhe veprime të tjera që u shkaktojnë shqetësime qytetarëve;
- Të marrë masa për ruajtjen dhe sigurimin e rendit kur ka grumbullime publike si në treg , në raste ceremonish publike , artistike , fetare , sportive etj;
- Të kërkojë respektimin e dispozitave ligjore të cilat rregullojnë veprimtarinë e shitblerjes në mjedise publike si edhe respektimin e orarit të shërbimit të njësive tregëtare;
- Të aktivizohet dhe të ndihmojë në parandalimin dhe evitimin e fatkeqësive të ndryshme;
- Në përmbushjen e detyrave të saj Policia Bashkiake bashkërëndon punën edhe me Drejtori e zyra të tjera të aparatit të Bashkisë, sidomos me Tatim-taksat, urbanistikën, veterinarisë, Shërbimet publike, juridike, etj. Bashkëpunim të veçantë Policia Bashkiake do të ketë edhe me Komisariatin e Policisë për të gjitha problemet. Punon me plan mujor dhe vjetor i cili miratohet nga Kryetari i Bashkisë. Kontrollon gjëndjen e sigurisë së aparatit të Bashkisë dhe në mënyrë të veçantë merr masa për të garantuar arkën dhe arkëtarin e institucionit në ditët e tërheqjes si dhe shpërndarjes së vlerave monetare. Policia bashkiake mban uniformën e vet dhe stemën e Bashkisë . Kryen edhe detyra të tjera operative që ia ngarkon Kryetari i Bashkisë.
Objektivat e Policise Bashkiake per vitin 2012
Informacion mbi veprimtarine e Policise Bashkiake per vitin 2011