SHKOLLA “LEZHA AKADEMIK CENTER” DIPLOMON MATURËN E 7-të

Shkolla amerikane “Lezha Akademik Center” që ka hapur dyert e saj prej vitesh në Lezhë, është një model i përparuar bashkëkohor në proçesin mësimor të të nxënit. Nxënësit që kanë mbaruar në këtë shkollë kanë dalluar në përgatitjen e tyre edhe në shkollat e arsimit të lartë. Janë nxënësit e maturës së 7-të të kësaj shkolle të cilët u diplomuan duke arritur rezultate të larta në proçesin mësimor-edukativ. Diplomimi i tyre u kthye në një festë entuziaste.
Shumë syresh janë përzgjedhur që të vazhdojnë studimet e larta në universitete shumë të mira të botës si në Amerikë, Kanada, Angli e të tjera vende me arsim të konsoliduar.
Drejtoresha e Shkollës Klementina Shahini, evidentoi arritjet e tyre dhe ju uron suksese në universitetet që do i presin. Nxënësit e diplomuar falenderojnë mësuesit dhe prindërit e tyre për gjithçka kanë arritur.
Përshëndeti mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle edhe kreu i Bashkisë Lezhë z.Fran FRROKAJ, i cili vlerësoi punën që bën kjo shkollë në përgatitjen e nxënësve me dije të qëndrueshme.
Ndërkohë, Këshilli Bashkiak i Lezhës, për kontributin e dhënë në përgatitjen e disa brezave nxënësish, vlerësoi me titullin “Qytetare Nderi” të Lezhës drejtoreshën e shkollës “Lezha Akademik Center” Klementina Shahini. Titullin e lartë ia dorëzoi kryetari i Këshillit Bashkiak Kristian Gjidodaj. Veprimtaria festuese e diplomimit të maturës së 7-të të kësaj shkolle vijoi me një koncert artistik. Në fund, edhe një kujtim mbresëlënës në këtë foto të maturantëve të sapo diplomuar.
Përgatiti, Rrok Lelçaj, Lezhë, 15.06.2019 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe