Sherbimi i gjelberimit

Shërbimi i mirëmbajtjes së sipërfaqës së gjelbërt në qytet realizohet nga sipermarrja FLORAL Shpk, me kontrate 5 vjeçare e lidhur me datë 01.08.2016 për mirëmbjtjen e 119,000 m2 në 18 lulishtet e qytetit.
Situata e synuar:
Do të vazhdojë ofrimi i shërbimit të kontraktuar ku do të mirëmbahet:
-Sipërfaqet e luleve të fushës 2,200 m2
-Sipërfaqe barit të kultivuar 40,000 m2
-Sipërfaqe të barit natyral 49,900 m2
-Sipërfaqet e inerteve ujore 28,000 m2
-Shërbime në dru dekorativ 2,496 copë
- Shërbime në shkurre dekorativ 1,729 copë
-Shërbime në bordura të gjelbëruara 2,841 ml
Gjate vitit 2017 do të përmirësohen dhe dsa elemente të parkut të dëmtuar si 25 stolave dhe vënia në pune e dy shatërvanëve. Gjithashtu do të vendosen dhe 50 tabela sensibilizuese për ruajtjen e parkut nga dëmtimet.
Do të shtohet shërbimi i mirëmbajtjes së 470 m2 sipërfaqe të gjelbëruar në NjA Shëngjin
Puna e perditshme, sistematike dhe kembengulese e drejtorise se sherbimeve publike ne Bashki per te pasur nje qytet te gjelberuar ne te gjithe stinet e vitit, ka mundesuar jo vetem ruajtjen e tradites se mire, por e ka thelluar ate ne aspektin e investimeve ne sektorin e gjelbrimit dhe permiresimin e cilesise se bimesise dekorative, dukuri kjo mjaft e munguar ne vitet e kaluara.